Home / Lajme / Aleanca për Shqiptarët: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin

Aleanca për Shqiptarët: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin

Shkup, me 2 Mars 2017

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas vendimit të Gjorgje Ivanovit për mosdhënie të mandatit për formim të Qeverisë, Zoran Zaevit të LSDM-së.

Ja Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët:

Jo vetëm qytetarët e Republikës, por edhe i tërë faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik ishin dëshmitar se në një shtet me qeverisje kriminale siç kemi në Maqedoni, President mund të zgjidhet edhe një figurë politike jokredibile, i cili nuk ngërthen në vete as vlerat elementare njerëzore, që le për tu dëshiruar për vlerat të tjera të një Presidenti dinjitoz dhe bashkues!

Fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës. Përmes kësaj Komunikatë ju drejtohemi në mënyrë të drejtpërdrejt juve, kushtimisht thënë “President” dhe të gjithë atyre të llojit të juaj.

“Deklarata e partive shqiptare” nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.

“Deklarata e partive shqiptare” në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm.

Së shpejti do të vendosim themelet e shtetit ligjor, barazisë mes të gjithë etniteteve dhe do të punojmë pareshtur për progres socio-ekonomik. Këto janë standarde evropiane dhe interes strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës!

/Radio Vala

341 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje