Home / Lajme / Basha: Qëndrimi i Ivanovit, akt diskriminimi etnik

Basha: Qëndrimi i Ivanovit, akt diskriminimi etnik

Tiranë, me 2 Mars 2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e fundit politike në Maqedoni, ku presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë krijimin e qeverisë nga ana e Zoran Zaev.

“Përcolla me shqetësim qëndrimet e Ivanovit, për mosmandatimin e qeverisë së re dhe mund të them se ky qëndrim është një akt diskriminimi etnik”, u shpreh Basha.

Gjithashtu në reagim, lideri i opozitës konfirmoi mbështetjen e tij për platformën shqiptare dhe i bëri thirrje partive shqiptare në Maqedoni, që të veprojnë të bashkuara.

“Rruga e integrimit të Maqedonisë cenohet rëndë nga akte të tilla diskriminuese. Parimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë nga Ngërçet dhe paragjykimet”, tha në reagimin e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Më herët, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, refuzoi të mandatojë Zoran Zaev për krijimin e qeverisë së re, me arsyetimin se nuk mund të pranonte platformën shqiptare.

“Platforma e nxitur nga një shtet i huaj është një pengesë për mua që të mandatoj kreun e LSDM-së Zoran Zaev”, tha Ivanov.

Burimi: Top Channel

/Radio Vala

1,288 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje