Home / Lajme / Bejli: Ivanovi sërish ta shqyrtojë vendimin,

Bejli: Ivanovi sërish ta shqyrtojë vendimin,

Shkup, 2 mars 2017 – Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli sot i bëri thirrje presidentit Ivanov që sërish ta shqyrtojë vendimin e djeshëm për mosdhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Njëkohësisht Bejli u bëri thirrje edhe fqinjëve të Maqedonisë që të tregojnë përmbajtje dhe të jenë konstruktivë në këtë moment të ndjeshmërisë politike në vend.

“Si partner strategjik i Maqedonisë dhe si mik me respekt të plotë ndaj sovranitetit dhe bashkimit të Maqedonisë i bëjmë thirrje presidentit Ivanov që sërish ta shqyrtojë këtë vendim. Njëkohësisht u bëjmë thirrje fqinjëve të Maqedonisë të tregojnë përmbajtje dhe të jenë konstruktivë në këto momente të ndjeshme në vend”, deklaroi Bejli në deklaratën e shkurtër.

SHBA-ja siç tha Bejli, është e dëshpëruar nga vendimi i djeshëm i presidentit Ivanov, i cili refuzoi t’ju japë mundësi përfaqësuesve të cilët kanë shumicë absolute për të formuar qeveri të re. “Kjo nuk është në pajtim me parimet themelore demokratike të të drejtave, të cilat janë vlera themelore edhe të NATO-s”, për shembull, tha ambasadori amerikan.

Gjithashtu ai përkujtoi në qëndrimin e Departamentit amerikan të shtetit të shprehur gjatë të martës.

Bejli nuk deshi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve pas çka u drejtua në takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar dhe me ambasadorët e vendeve të tjera – anëtare të BE-së. /Radio Vala

 

561 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje