Home / Lajme / Bujqit të kenë kujdes se çfarë llojesh do të zgjedhin për mbjelljen e ardhshme

Bujqit të kenë kujdes se çfarë llojesh do të zgjedhin për mbjelljen e ardhshme

Shkup, 1 mars 2017 – Të mbjellat në vjeshtë si rrallë herë sivjet janë në gjendje të mirë. Temperaturat e ulëta nuk shkaktuan dëme tek ato që ishin të mbuluara me borë, por janë evidente dëmet tek ato sipërfaqja e së cilave nuk ishte e mbuluar me shtresë bore.
Sipas Odës së Agrobiznesit në kuadër të Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), më të rrezikuar prej temperaturave të ulëta të cilat e kapluan Maqedoninë, janë pemishtet dhe vreshtat ku dëmet vlerësohen rreth 30 deri në 70 për qind.
“Temperaturat e dimrit të cilat gjatë këtij dimri arritën minus 20 gradë Celsius, vërshimet e vitit të kaluar dhe temperaturat momentale pranverore të cilat janë tipike për majin dhe jo për shkurtin, tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh prej ndryshimeve klimaterike. Prandaj është e domosdoshme bujqit të kenë kujdes se çfarë llojesh do të zgjedhin për mbjelljen e ardhshme”, theksoi kryetari i Odës, Ognen Orovçanec në konferencën për shtyp.
Duhet, potencoi Orovçanec, të jepen udhëzime për përdorimin e llojeve të caktuara dhe hibride të cilat do të jenë më rezistente ndaj thatësisë dhe sëmundjeve të reja.
Ai edhe një herë e theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të teknologjive të reja në bujqësi, duke i përfshirë edhe sistemet për ujitjen e sipërfaqeve më të vogla me qëllim të shfrytëzimit racional të ujit dhe uljes së humbjeve, sistemeve për navigacionin e mekanizimit prej larg, si dhe dronëve dhe fluturakeve të tjera pa pilot për plehërim, spërkatje apo ndjekjen e sipërfaqeve.
Vitin e kaluar me të mbjella vjeshtore kanë qenë 131.641 hektarë në 29.524 prej të cilave kanë mbjellë ndërmarrjet bujqësore, ndërsa në 102.117 ekonomitë individuale. Drithërat përfshijnë 125.208 hektarë apo rreth 95 për qind të tokës së lëvruar me pjesëmarrjen më të madhe të grurit, 74.164 dhe elbit, 48.033 hektarë. /Radio Vala

402 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje