Home / Komunat / Dy pesona lëndohen rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar

Dy pesona lëndohen rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar

Tetovë, 2 mars 2017 – Dy persona janë lënduar rëndë pasi automjeti “BMV” me targa të Tetovës që e ka drejtuar I.A. (38) nga Bogovina e ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas policisë, nga përmbysja e veturës, shoferi dhe shoqëruesi i tij 46 vjeçar nga Kamjani kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe me ambulancë janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, bashkëudhëtari do të transferohen në klinikat Shkup, ndërsa shoferi është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Ekipit i SPB Tetovës ka kryer inspektimin dhe po punohet në zbardhjen e plotë mbi shkakun e aksidentit dhe arsye të tjera.

Dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 200 mijë denarë. /Radio Vala

331 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje