Home / Lajme / Han: Ivanov ta respektoje rezultatin e zgjedhjeve

Han: Ivanov ta respektoje rezultatin e zgjedhjeve

Bruksel, 1 mars 2017 – Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, sonte përmes profilit të tij në rrjetin social “Tuiter” reagoi në vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov të mos i jepet mandati për krijimin e Qeverisë njeriut të parë të LSDM-së, Zoran Zaev.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Han u bëri thirrje të gjithë liderëve politik në vend, përfshirë edhe Ivanovin, ta respektojnë rezultatin nga zgjedhjet e paradokohshme në vend.

“Lidhur me zhvillimin e fundit të ngjarjeve në IRJ të Maqedonisë, të gjithë liderët politik, përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet ta respektojnë rezultatin nga zgjedhjet paraprake. Në demokraci, duhet të njihet shumica parlamentare, madje edhe nëse këtë nuk e doni. Për këtë shkak pres liderët politikë dhe institucionet t’i lejojnë procesit demokratik të zhvillohet në rrugën e tij, në interes të qytetarëve”, tha Ha.n

Gjatë ditës së nesërme, rekomandimet nga Bashkimi Evropian, drejtpërdrejtë liderëve politikan të Maqedonisë dhe presidentit Gjorge Ivanov pritet t’ua transmetoj edhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian Frederika Mogerini, e cila do të arrijë për vizitë njëditore në Maqedoni. /Radio Vala

416 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje