Home / Arsim / Komiteti i Helsinkut vlerëson shkollat e Gostivarit

Komiteti i Helsinkut vlerëson shkollat e Gostivarit

Gostivar, me 2 Mars 2017

 

Komiteti i Helsinkut në Maqedoni, në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar fotografi dhe të dhëna mbi funksionimit e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytetin e Gostivarit.

 

Në tekst potencohet që Shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” nga Gostivari, është shkollë inkluzive sipas të gjitha parametrave dhe kritereve të cilat e definojnë inkluzivitetin në një shoqëri.

 

“Kjo shkollë numëron 1.273 nxënës ndërsa mësimi zhvillohet në tri gjuhë mësimore: maqedonisht, turqisht dhe shqip. Sipas nevojave të lëvizjes kah inkluzioni të kësaj shkolle, në kuadër të së njëjtës është formuar ekip inkluziv, ekip për teknologji asistive dhe ekip për mbështetje të nxënësve. Inkluziviteti, qasja dhe modernizimi i shkollës në të gjitha segmentet u mundësua nga grandi i projektit të siguruar nga Bashkësia e komunave turke në vlerë prej rreth 800.000 euro ndërsa në realizim të TIKA-s”, vijon kumtesa e Komitetit të Helsinkut.

 

“Shkolla ka qasje fizike në çdo aspekt. Janë realizuar nevojat për qasje deri te objekti, ndërsa po ashtu ka edhe tualet të qasshëm për personat me çrregullime motorike si dhe ashensor të qasshëm për të gjithë nxënësit që kanë nevojë për të njëjtin. Shkolla është inkluzive për shkak të disa aspekteve. Në të edhe pse funksionojnë edhe paralele speciale për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, shkëlqyeshëm funksionon edhe arsimi inkluziv. Në shkollë ka 39 nxënës me pengesa. Ekipi i ekspertëve inkluziv përbëhet prej dy defektologëve, ndërsa së shpejti pritet edhe angazhimi i logopedit si bashkëpunëtor profesional. Logopedi dhe njëri prej defektologëve shkëlqyeshëm i mbizotërojnë të tria gjuhët – maqedonishten, turqishten dhe shqipen gjë që është e domosdoshme për punën me fëmijë me pengesa në të folur, zë dhe gjuhë. Kuadri arsimor i cili punon në shkollë, nëpërmjet një sërë trajnimesh dhe punëve konsultative me defektologët fiton kompetenca për punë me fëmijë me lloj dhe shkallë të ndryshme të pengesave”, vijon kumtesa.

 

“Ekipi profesional ka edhe rol këshillëdhënës me prindërit dhe shërben si burim i informatave në lidhje me të drejtat e tyre nga sfera e arsimit, mbrojtja sociale dhe sistemi i mbrojtjes shëndetësore. Shkolla ka bashkëpunim të shkëlqyer me Qendrën për punë sociale të Gostivarit dhe me Entin për shëndet mental të Shkupit. Kujdesi për fëmijët e përfshirë me procesin edukativo-arsimor në këtë shkollë vërtetohet edhe me dhënien e rekomandimeve për arsimin e mesëm për aftësimin  tyre më të mirë për punë ku me nxënësin kalon edhe dosja e secilit nxënës”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkut.

 

“Krahas qasjes inkluzive dhe ekipit inkluziv, në shkollë ka edhe një sërë mjetesh konkretizuese dhe aksesorëve të cilat rrallë mund të shihen në rajon, sidomos në një shkollë të rregullt. Për nevojat e nxënësve me pengesa, është organizuar një hapësirë në të cilën ka smart-tabelë, shtylla qasëse dhe tavolina për punë me nxënës me nevoja sepciale arsimore, sete logopedike, teknologji asistive si dhe hapësirë që shfrytëzohet për realizimin e integrimit senzorik. Kultura inkluzive të cilën e  imponon shkolla dhe më gjerë e vërteton edhe marrëveshjen për qëndrueshmëri të nënshkruar me Komunën e  Gostivarit”.

Huazuar nga: www.flaka.mm

588 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje