Home / Lajme / Mogerini: Të respektohet vullneti i shumicës

Mogerini: Të respektohet vullneti i shumicës

Rregullat demokratike parashohin respektimin e vullnetit të shumicës. Kërkojmë nga presidenti Ivanov ta rianalizojë vendimin e tij lidhur me ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë, deklaroi sonte në Shkup përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Siguri, Federika Mogerini.
“Nuk i takon BE-së ta tregojë rrugën për dalje nga kriza, por si mik i cili kujdeset për këtë vend, dëshirojmë t’i theksojmë gjërat të cilat na brengosin në këtë moment, ndërsa të cilat besojmë paraqesin shkelje serioze të parimeve demokratike dhe të frymës demokratike të Kushtetutës së këtij vendi. Besoj se do të ishte e pamundur për gjithkënd të bind dikë me fjalor demokratik se shumicës së deputetëve në parlament të cilët e prezentojnë shumicën e qytetarëve në shtet unitar nuk u lejohet të formojnë qeveri. Kjo është kanosje për qeverisjen e demokracisë, paraqet shkelje të rregullave të demokracisë, nuk është në pajtim me parimet demokratike, ndërsa gjithashtu nuk është në pajtim as me integrimet euroatlantike, të cilat vlerësohen si prioritet nga të gjithë liderët politik dhe vetë presidenti. E di se janë prioritet i vërtetë edhe për të gjithë qytetarët”, tha Mogerini.
Sipas Mogerinit, ky është mesazh edhe i Aleancës së NATO-s, duke theksuar se para vizitës në Shkup ka pasur takim edhe në këtë temë ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ajo theksoi se nga presidenti Ivanov ka kërkuar të mendojë ta tërheq vendimin në interes të qytetarëve dhe vendit.
“Kam kërkuar nga presidenti të mendojë për vendimin, ta tërheq në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe siç është theksuar edhe në Kushtetutë t’ia besojë mandatin kandidatit të partive të cilat kanë shumicë në Parlament. Kjo është Kushtetuta e këtij vendi dhe presim të respektohet”, porositi Mogerini.
Shefja e diplomacisë evropiane në kuadër të vizitës së saj njëditore në Shkup sot pati takime me liderët e partive politike të përfaqësues në Parlament, me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, ndërsa u takua edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.
Pritet ajo sonte në OBM të ketë takim edhe me studentë me çka do ta përmbyllë vizitën në Maqedoni. Nga Shkupi, sipas agjendës së saj, shefja e diplomacisë së BE-së pritet të shkojë në Beograd. 

733 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje