Home / Arsim / Nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore “Bashkimi”, vizitojnë Komunën e Gostivarit

Nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore “Bashkimi”, vizitojnë Komunën e Gostivarit

Gostivar, me 2 Mars 2017

Në lëndën nga Kultura Qytetare, parashihet që nxënësit e shkollave fillore të njihen dhe vizitojnë institucionet publike.

Sot, nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore “Bashkimi” bashkë me mësuesen e tyre, vizituan Komunën e Gostivarit. Fillimisht, në zyrë e vete i takoi sekretarja e Komunës, zonj. Ditmire Shehu.

“Dëshira e tyre ishte të vizitojnë edhe kabinetin e kryetarit të Komunës. Ishte, kënaqësi të isha nikoqiri i tyre. Fëmijët edhe pse në moshë shumë të re, treguan interesim për të mësuar rreth funksionimit të Pushtetit Lokal. Një nga ata më pyeti se si krijohet buxheti i Komunës. Fëmijët ishin shumë të talentuar dhe më habitën për të mirë me zgjuarsinë e tyre. Ne krenohemi me gjeneratat e reja, sepse, ata janë udhërrëfyesi i shoqërisë sonë. Sa më të përgatitur t’i kemi gjeneratat e reja, aq më lehtë do të arrijmë objektivat tona shoqërore. Gjeneratat e arsimuara kontribuojnë në përparimin e shoqërisë. Falënderoj prindërit e këtyre nxënësve, kuadrin mësimor dhe drejtorinë e shkollës për angazhimin e treguar që këto fëmijë të shkollohet dhe të japin kontributin e tyre për shoqërinë që i takojnë”, shkruan kryetari I komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

/Radio Vala

895 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje