Home / Lajme / Projekt për përmirësim të kontrollit të ushqimit dhe sëmundjeve tek bimët dhe kafshët

Projekt për përmirësim të kontrollit të ushqimit dhe sëmundjeve tek bimët dhe kafshët

Shkup, 1 mars 2017 – Përforcim i ekonomisë tregtare dhe përmirësimit të konkurrencës të produkteve bujqësore-ushqimore të Maqedonisë në tregjet e BE-së përmes mbrojtjes efikase të garantuar të konsumatorëve dhe standardet për siguri të ushqimit, është qëllimi i tuining projektit të ri që në 17 muajt e ardhshëm do ta zbatojë Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) me mbështetje financiare të BE-së.

Projekti “Zhvillim u mëtutjeshëm i sistemeve kontrolluese të institucioneve kompetente për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve” është në vlerë prej 751,473 euro, ndërsa parashikon shkëmbim të përvojave, transmetim të diturive dhe praktikave të mira për legjislativën dhe politikat e BE-së për sigurim të standardeve të larta për siguri të ushqimit.

“Aktivitetet projektues janë në të vërtetë trende aktuale në politikat e BE-së për udhëheqje moderne dhe menaxhim të shërbimeve kompetente për siguri të ushqimit, politikës veterinere dhe fitosanitare”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihajllo Cvetkovski në promovim.

Bëhet fjalë për vazhdim të tuining projektit paraprak, i cili ka qenë në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të punës së shërbimeve inspektoriale, vendosje e pilot-sistemit për pasaporta tek bimët dhe përmirësim i shkëmbimit të të dhënave mes shërbimeve kompetente.

“Si rezultat përfundimtar nga projekti pres përmirësim të sistemit për konroll të sëmundjeve parazite dhe sëmundjeve që barten përmes vektorëve, sigurimit të mjeteve për kontroll të ushqimit për kafshë dhe preparate veterinero-mjekësore, funksionaliteti i sistemit për sëmundje infektive parazite dhe intoksikimet alimentare, si dhe përpunimi i strategjisë së parë për mirëqenie të kafshëve”, theksoi drejtori i AUV dhe projekt-lider Zoran Popovski.

Popovski u përqendrua edhe në projektet e deritanishme të zbatuara me mbështetje tek ike të institucioneve italiane, të cilat, siç përmendi, kanë kontribuar për arritjen e prioriteteve strategjike të AUV, por edhe të Republikës së Maqedonisë në lidhje me plotësimin e kushteve për plasman të produkteve të Maqedonisë në Tregun evropian.

“Mbrojtja e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve është priorite, jo vetëm nga aspakti ekonomik, por edhe nga aspekti i mbrojtjes shëndetësore. Dukuria e vatrave të sëmundjeve tek kafshët mund t’i dëmtojë jo vetëm atyre, por edhe njerëzve, ekonomisë dhe tregtisë së përgjithshme”, theksoi euroambasadori Samuel Zhbogar, duke shtuar se në BE ka 14 milionë ferma të kafshëve, ndërsa sa i kushtohet vëmendje gjendjes së tyre shëndetësore, as serioze është qasja edhe drejt shëndetit të popullatës.

Zhbogar vlerësoi se legjislativa e Maqedonisë në raport me harmonizimin me legjislatëv evropiane ka arritur progres të madh, por megjithatë tha se ekzistojnë disa fusha që kërkojnë përmirësim të mëtutjeshëm.

Në pjesën e politikës fitosanitare do të sigurohet mbështetje për vendosje të sistemit për identifikim dhe për parashikim të sëmundjeve tek bimët, mbështetje për përmirësim të pesticideve, përmirësim të sistemit të pasaportave dhe mbështetje në vendosje të sistemit elektronik fitosanitar. /Radio Vala

522 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje