Home / Komunat / Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari viziton Skenderajin dhe Drenasin me rastin e Epopesë së UÇK-së

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari viziton Skenderajin dhe Drenasin me rastin e Epopesë së UÇK-së

Skenderaj, me 5 Mars 2017

Epopeja e UÇK-së,
Sot për të nderuar këtë datë të  lavdishme  të kombit tonë, njëherit për t’u përkulur përpara veprës së madhe të  familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, qëndrova në zemrën e Kosovës në Skenderaj dhe Drenas, thotë kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

“U prita ngrohtësisht nga ushtruesi i detyrës Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Kryetari i Kuvendit Komunal Ismet Salihu, me të cilët biseduam shumçka nga e kaluara jonë e lavdishme, por në veçanti edhe për të ardhmen e qyteteve tona dhe për bashkëpunim konkret në më tepër sfera. Me shumë kënaqësi takova një luftëtar të vertetë, mikun tim, tani deputet në Kuvendin e Kosovës Rafet Ramën,  me të cilin biseduam për gjendjen aktuale këtu dhe atje si pjesë e jona e pandarë. Dhe, padyshim aty ku ndihem si në shtepinë time, te konaku i mikut tim shumë të çmuar Krytari i Drenasit, Ramiz Lladrovci,  qëndruam një kohë gjatë të rrethuar me miq dhe shokë për të bashkëbiseduar dhe këmbyer ide, mendime dhe sygjerime për punë dhe projekte të përbashkëta  në interes të qytetarit tonë.   Klubi ynë volejbollistik ” Shutova ” i udhëhequr nga stafi i mrekullueshëm dhe i respektuari Dr.Bejtulla Emini, për nder të kësaj date morën pjesë për herë të dytë në Turneun mbarkombëtar Kupa “Adem Jashari” të organizuar nga Klubi i volejbollit ” Drenica ” , me ç’rast falënderojmë Kryetarin e klubit z. Ramiz Shala.Duke shprehur konsideratën më të lartë për miqtë , kthehem në Kërçovë me frymzimin më të madh për një të ardhme më të mirë”, njofton Dehari.

Radio Vala05_03_2017_dehari1

1,095 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje