Home / Komunat / Arifi takon ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Zhbogar: Çertifikatë për bashkëpunimin e shkëlqyer

Arifi takon ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Zhbogar: Çertifikatë për bashkëpunimin e shkëlqyer

Kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi shprehi kënaqësinë e veçantë që priti në takim ambasadorin e BE-së në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar, si dhe ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, z. Milan Jazbec. Gjatë takimit me të pranishmit u bisedua për programe zhvillimore dhe bashkëpunim konkret midis komunës së Tetovës dhe këtyre përfaqësive diplomatike, me ç’rast, znj. Arifi shprehi falenderimin e saj për mbështetjen e tyre të pakursyer për komunën dhe qytetarët e saj.

Ajo në veçanti falenderoi ambasadorin Zhbogar për përkrahjen në projektin më të madh që komuna e Tetovës ka arritur gjer më tani, i cili është i finansuar nga IPA fondet dhe do të ndihmojë në realizimin e filter stacionit për filtrim të ujërave të zeza. Znj. Arifi poashtu falenderoi edhe ambasadorin slloven, z. Jazbec, për programet bilaterale me Republikën e Sllovenisë nga të cilat ka përfituar komuna e Tetovës. Ajo ritheksoi se Republika e Sllovenisë ka qenë mike dhe përkrahëse e përhershme e qytetit të Tetovës.

Ambasadori i i BE-së, z. Zhbogar në fund të këtij takimi i dhuroi Kryetares Arifi një çertifikatë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka patur në vijimësi komuna e Tetovës me përfaqësinë e BE-së, duke vënë theksin mbi projektin më të madh gjer më tani, siç e quajti znj. Arifi, pra atë për impiantin e ujërave të zeza. Z. Zhbogar theksoi se me kampanjën “Evropa për ty” ka filluar dhe mandati i tij dhe është pikërisht kjo kampanjë ajo që i jep kuptim atij për atë se çfarë është e rëndësishme për qytetarët në këtë vend.

Përderisa në Shkup bisedohet për çështje nga politika e lartë, ku gjërat duken më dramatike apo emocionale, gjatë takimeve nëpër komuna, fitohet kuptimi se njerëzit janë të interesuar më shumë për çështje si uji i pastër për pije, ajri i pastër, arsimimi, vendet e punës dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e standardit jetësor. Prandaj, ai ritheksoi se i pret me padurim bashkëpunimet me komunat në projekte të përbashkëta dhe i gëzohet bashkëpunimit me komunën e Tetovës në të ardhmen.

Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, z. Jazbec, poashtu shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin bilateral që ka patur me komunën e Tetovës, duke përmendur alokimin e një fondi prej 150.000-200.000 euro nga Sllovenia në kuadër të programit për Zhvillim dhe bashkëpunim i cili do të ndihmojë në përmirësimin e instalimit të ndriçimit rrugor. Ambasadori Jazbec poashtu përmendi edhe një projekt tjetër i cili fokusohet në gratë diplomate, të cilat punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili do të vërë theksin mbi mundësitë e barabarta të këtyre grave të cilat japin kontributin e tyre për diplomacinë e vendit. Këto projekte, siç theksoi ambasadori Jazbec, përkojnë dhe me ambicjet e znj. Arifi dhe poashtu kanë të bëjne edhe me politikën e lartë të vendit.

2,097 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje