Home / Komunat / Zhbogar dhe Jazbec në Tetovë si pjesë e fushatës “BE-ja për ju”

Zhbogar dhe Jazbec në Tetovë si pjesë e fushatës “BE-ja për ju”

Tetovë, me Mars 2017

Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe ambasadori slloven Milan Jazbec sot do ta vizitojnë Tetovën si pjesë të fushatës “BE-ja për ju”.

Ambasadorët do të vizitojnë disa projekte të financiara nga BE-ja dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë qytetare, të cilët merren me çështje të mbrojtjes së ambientit të jetesës.

Fushata “BE-ja për ju” filloi më 27 janar të këtij viti në Kërçovë, me qëllim që të ngritet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së në vend.

Fokusi është ambienti i jetesës, ndërsa udhëtohet nëpër tërë vendin, ku BE-ja jep përkrahje në luftën kundër ndotjes dhe sigurimit të ambientit të pastër të jetesës.

Ndihma e tërësishme e Bashkimit Evropian në sferën e ambientit të jetesës është më shumë se 80 milionë euro në kuadër të IPA I (2007-2013), ndërsa përkrahja e mëtejshme prej 100 milionë euro planifikohet në kuadër të IPA II programit. /Radio Vala

1,350 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje