Home / Arsim / Halili: 7 Marsi, dita e kthesave të mëdha për arsimin dhe ngritjen kolektive të shqiptarëve

Halili: 7 Marsi, dita e kthesave të mëdha për arsimin dhe ngritjen kolektive të shqiptarëve

Tetovë, me 7 Mars 2017
Sot festohet 130 vjetori i Ditës së Arsimit shqip, me nderimin dhe vlerësimin për mësuesit dhe pedagogët të cilët me zell ushtrojnë detyrën e arsimimit të brezave të rinjë.
“Me këtë rast, vizitova sh.f. “Naim Frashëri”, çerdhen e diturisë ku dhe unë pata rastin të mësoj margaritarët e artë të gjuhës tonë amtare nga mësuesja Xhevrije.
Investimi në dituri është pararojë e progresit kolektiv të shoqërisë sonë, prandaj prioritet i gjithe neve duhet të jetë arsimi.
Njëherit, dënoj sulmet vandale ndaj Shtëpisë së Alfabetit shqip në Manastir dhe apeloj deri tek organet kompetente që urgjentish të zbardhin rastin dhe të parandalohen veprime të tilla jo civilizuese. Ky akt nuk do të mund të ndal festën e mësuesit. Vetëm dritë e diturisë përpara do na shpie”, thotë Halili.

584 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Arbenit Xhemajli qëndron te Neuchâtel Xamax FCS

Neuchatel, më 13 Qershor 2018 Mbrojtësit kosovar, Arbenit Xhemajli i është zgjatur kontrata edhe një …

Lini një Përgjigje