Home / Arsim / Ministri Lutfiu uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Ministri Lutfiu uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Shkup, 7 mars 2017 – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, me rastin e kremtimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, uron të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë që simbolizon hapjen e shkollës së parë dhe fillimin e mësimit të shkronjave shqipe.

“Të dashur mësues, duke ju uruar 7 Marsin, të gjithë ju mësues, profesorë, pedagogë, dua të shpreh bindjen se shoqëria jonë ka një borxh të pashlyeshëm mirënjohje ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan nga vetja e tyre duke ushtruar profesionin më fisnik, për të mbrojtur vlerat e gjuhës, kulturës, historisë dhe traditat tona duke përçuar ato brez pas brezi, dhe sado të tregojmë mirënjohje ndaj mësuesve tanë, do të mbetemi borxh përsëri”, thuhet në kumtesë.

626 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Arbenit Xhemajli qëndron te Neuchâtel Xamax FCS

Neuchatel, më 13 Qershor 2018 Mbrojtësit kosovar, Arbenit Xhemajli i është zgjatur kontrata edhe një …

Lini një Përgjigje