Home / Arsim / Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

 

 

Gostivar, me 8 Mars – 2017

 

Me intonimin e himnit kombëtar nga korri i nxënësve në dirigjim të profesoreshës së artit muzikor, Fjolla Useini filloi manifestimi tradicional dedikuar festës së 7 Marsit, ditës së rmësënjtorës së parë në gjuhën shqipe, që organizohet nga Komuna dhe Qendra për Kulturë në Gostivar.

 

Në këtë manifestim, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili në fjalimin e tij vlerësoi dhe lartësoi misionin e shenjtë që luajnë mësimdhënësit në karrierën e tyre.

 

“Pedagogët japin gjithçka nga vetja për të edukuar fëmijët tanë. Sa më shumë prindërit të investojnë në edukimin e fëmijëve të tyre, sa më shumë që mësimdhënësit tonë të japim mundin e tyre për të edukuar dhe arsimuar gjeneratat e reja, shoqëria jonë do të ketë një ardhmëri të ndritur”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

 

Drejtori i Qendrës për Kulturë, z. Luan Zenku pasi falënderoi të pranishmit për praninë e tyre, vuri në dukje që: “Ky eveniment është i nënti me radhë dhe duhet të falënderojmë drejtorin paraprak Bashkim Hasanin që e inicio dhe e la në trashëgimi”.

 

“Të drejtuar drejtë, mësimdhënës, nxënës dhe ju të pranishëm, më lejoni që në emrin tim të gjithë atyre që na mësuan shkronjat e para, të ua urojmë festën e 7 Marsit, dita e mësuesit”, tha drejtori Zenku.

 

Gjatë ceremonisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta ndau mirënjohje për mësimdhënësit Samet Fejzullai, Nasir Memedi, Zurap Demiri, Xhumali Fejzullai, Faredin Ejupi si dhe Kasam Kasami, të cilët brenda vitit shkollor dolën në pension.

 

“Mësimdhënësve të pensionuar u dëshiromë shëndet dhe të gëzojnë ditët e pensionit të gëzuar në mjedisin e tyre familjar”, uroj kryetari Bejta.

 

Për rëndësinë e festës së 7 Marsit, me referat u prezantua profesoresha e gjuhës shqipe, zonj. Burbuqe Emini e cila në hollësi foli mbi historikun e shkollës së parë shqipe.

 

Në ambientet ku u zhvillua manifestimi, u prezantuan ekspozita me fotografitë e mësimdhënësve të ndjerë nga Gostivari dhe rrethina.

 

Gjatë manifestimit u përkujtua edhe profesoresha Haxhere Mexhiti e cila vitin e kaluar humbi jetën në një aksident tragjik në Republikën e Kosovës.

 

675 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje