Home / Kulturë / Padi penale për personat që kanë hedhur koktej molotovi ndaj Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir

Padi penale për personat që kanë hedhur koktej molotovi ndaj Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir

Manastir, 21 mars 2017 – SPB Manastir parashtroi në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir padi kundër katër personave të moshës prej 16 dhe 17 vjeç, prej tyre tre persona janë nga Manastiri dhe një person nga Demir Hisari, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Nga SPB-Manastir informojnë se më 7 mars të këtij viti rreth orës 03:00, të paditurit kanë kryer vepër penale “Shkaktim të rrezikut të prëgjithshëm” në mënyrën që të paditurit kanë përpunuar 4 kokteje Molotovi, përkatësisht shishe xhami të cilat i kanë mbushur me naftë, më pas i kanë mbyllur, kanë vendosur lecka rreth tyre të cilat i kanë ngjitur me trakë ngjitëse, dhe janë nisur drejt Institucionit nacional “Muzeu i alfabetit shqip”, i locuar në “Bulevardin 1 Maji” nr.25, ku një pjesë e tyre i kanë djegur me qëllim që të shkaktojnë zjarr në objekt.
“SPB-Manastir ndërmori një sërë masash dhe aktivitetesh me qëllim të zbulimit të kryesve dhe ndriçimit të ngjarjes penale juridike. SPB Manastir ka kryer ekspertizë dhe janë gjetur disa gjurmë dhe lëndë të cilët janë marrë dhe dërguar për ekspertizë, është gjetur edhe ADN-ja dhe është konstatuar përputhje me profilin e ADN-së të të paditurit të parë. Krahas asaj janë siguruar edhe dëshmi të tjera materiale të cilat tregojnë dhe lënë dyshim se personat e mitur të paditur janë kryes të veprës penale”, theksoi Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB-Manastir.
Nga SPB-Manastir theksojnë se në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve, dhe duke pasur parasysh se janë të mitur, të dhënat e tyre personale nuk ndahen me opinionin.

2,742 total views, 6 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje