Home / Gostivar / Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

 

 

Gostivar, me 18 Prill – 2017

 

Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, javës që lamë pas organizoi manifestimin tradicional me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamedit, ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për besimtarët e Botës Islame.

 

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryetarit Nevzat Bejta i cili në prononcimin për mediat shprehu respekt dhe falënderim për Muftininë e qytetit me rastin e organizimit për ditëlindjen e  profetit Muhamed.

 

“Muhamedi është drita e pashuar e njerëzisë. Me ardhjen e Muhamedit, shoqërisë në gjithë Botën i erdhi paqja. Ne si Komunë edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të përkrahim organizimin e mevludit për ditëlindjen e profetit tonë, sepse Muhamedi a.s shoqërinë e shpiu përpara drejt rrugës së njerëzisë dhe besoj që të gjithë ata që do ta ndjekin rrugën e njerëzisë do të gjejnë drejtësi në këtë Botë dhe Botën tjetër”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

 

Me këtë rast, muftiu i Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir ef Fetahu vuri në dukje që ishte kënaqësi të përjetohet ky manifestim i jashtëzakonshëm me të gjitha ngjyrat e aktiviteteve të realizuara në suaza të këtij evenimenti.

 

Në përkujtim të jetës dhe veprës së profetit Muhamed dhe në suaza të manifestimin tradicional “Java e Muhamedit a.s”, Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar ndërmori aktivitete të shumta.

 

Nxënësit e medresesë në sheshin e qytetit shpërndanë fletushka, broshura dhe ëmbëlsira për të gjithë kalimtarët e rastit.

 

Në hapësirat e qendrës për kulturë u bë promovimi i librit “Përhapja e Islamit në Ballkan me theks të veçantë në Maqedoni prej shek. XV-XVII, shkaqet dhe mënyra e përhapjes” të autorit Mr. Ffehmi Ebibi – ligjërues dhe imam në xhamitë e Negotinës së Pollogut. U bë promovimi i  albumit me Ilahije “Selam” të Korit të Muftinisë së Gostivarit.

 

Manifestimi qendror, ashtu si çdo vit u transmetua  drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror RTM2 – programi i dytë në gjuhën shqipe.

 

Shërbimi për Informim

Komuna e Gostivarit

9,472 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje