Home / Komunat / Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017
Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi Lika dhe me anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar sot pasdite vizituan Tetovën dhe më pas vizituam së bashku fshatin Poroj pë ti njoftuar për së afërmi me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditës së djeshme.
Zaevi njoftoi se qeveria ka ndërmarrë masa për riparimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i përmbytjeve. Janë formuar edhe komisione të posaçme të cilat do të duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Është formuar ekip që do ta realizojë projektin e UNDP-së dhe të komunës së Tetovës i cili para dy viteve është dorëzuar në qeveri, dhe me të cilin, në mënyrë afatgjate do të zgjidhej problemi i vërshimeve në këtë rajon.
Gjithashtu do të bëhet studim dhe analizë e mirëfilltë e cila do të identifikoj masat të cilat do të duhej të ndërmerren me qëllim minimizimin e dëmeve nga vërshimet e mundshme në të ardhmen. /Radio Vala

10,441 total views, 13 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Arbenit Xhemajli qëndron te Neuchâtel Xamax FCS

Neuchatel, më 13 Qershor 2018 Mbrojtësit kosovar, Arbenit Xhemajli i është zgjatur kontrata edhe një …

Lini një Përgjigje