Home / Lajme / Ministri i Shëndetësisë, Taravari: Pacientët e mi nuk do t’i le pa kontrolluar, njëherë në javë do të jem me ta

Ministri i Shëndetësisë, Taravari: Pacientët e mi nuk do t’i le pa kontrolluar, njëherë në javë do të jem me ta

Gostivar, me 7 Qershor 2017
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se përkundër dinamikës së që ka marr jeta e tij, ai nuk do të lejë anësh edhe kujdesin ndaj shëndetit dhe pacientit. Ai thotë se njëherë në javë do ta ndaj për Pacientët.

“S’kam shumë ditë që kam filluar punë si ministër i Shëndetsisë. Jeta ime ka marrë një dinamikë të re, por ajo që nuk do doja dhe nuk do lejoj të ndodhë është ndryshimi i kujdesit tim ndaj shëndetit dhe pacientit.
Për këtë arsye për disa orë do të kthehem sërish në një neurolog që punon në repartin neurofiziologjik. Më ka marrë malli për pacientët e mi, dhe nuk mund t’i le pa kontrolluar, kostumi i ministrit nuk mundet dhe nuk është e drejtë të më marrë uniformën e mjekut…Unë do të jem i përkushtuar padyshim në ministrinë ku punoj, por njëherë në javë do të përpiqem me çdo kusht të jem mjek që viziton, diagnostikon dhe me fat e kurajo i shëron, më të dashurit e profesionit të tij, që janë Pacientët!
Uroj që pacientët të më kthehen në miq të shëndetshëm, që përpiqem bashkë me mua për një shtet më të mirë. Gjithnjë në shërbimin tuaj”, njofton Ministri, Arben Taravari. /Radio Vala

8,324 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Arbenit Xhemajli qëndron te Neuchâtel Xamax FCS

Neuchatel, më 13 Qershor 2018 Mbrojtësit kosovar, Arbenit Xhemajli i është zgjatur kontrata edhe një …

Lini një Përgjigje