Home / Lajme / Ministri Saliji takon Ambasadorin Bejli, bisedojnë për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë

Ministri Saliji takon Ambasadorin Bejli, bisedojnë për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë

Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji priti në takim zyrtar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, ekselencën e tij Xhes Bejlin.

Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e drejtësisë ministri Saliji falënderoi ambasadorin Bejli si dhe qeverinë e SHBA-ve për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që e kanë dhënë në mbështetjen dhe zhvillimin e sistemit juridik të vendit.
Gjithashtu, ministri Saliji uroi që ky bashkëpunim dhe kjo ndihmë nga SHBA-të të vazhdojë edhe më tej në procesin e forcimit të sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë së gjyqësorit si dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Në takim u bisedua edhe për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë, reforma këto që duhet ta shpiejnë vendin drejtë rritjes së efikasitetit, transparencës dhe zbatimit të ligjit si dhe integrimeve euro-atlantike.
Ambasadori Bejli uroi ministrin Saliji për emërimin e tij në postin e ministrit të drejtësisë duke potencuar mbështetjen që SHBA-të në të kaluara kanë bërë për Republikën e Maqedonisë në fushën e jurisprudencës. Poashtu, z. Bejli garantoi se SHBA-të edhe më tej do të jenë në ndihmë të Republikës së Maqedonisë në procesin e zhvillimit të sistemit të drejtësisë.

24,417 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje