Home / Lajme / Ministri Fazliu me delegacionin e ministrisë për administrim dhe zhvillim territorial të Armenisë

Ministri Fazliu me delegacionin e ministrisë për administrim dhe zhvillim territorial të Armenisë

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, sot realizoi një takim me delegacionin e Ministrisë për administrim territorial dhe zhvillim të Armenisë.
Delegacioni armen ishte i interesuar për modelin e Maqedonisë për zhvillim të barabartët rajonal, për shkak të, siç u tha në takim, karakteristikave të ngjashme të të dy vendeve.
Ministri Fazliu theksoi se Qeveria e re ka për prioritet pavarësimin më të madh financiar të komunave dhe planifikimin e integruar të zhvillimit të barabartë rajonal, duke përfshirë edhe dotacionet kapitale dhe rritjen e vëllimit të mjeteve të cilat do të orientohen nga rajonet planore.
– Politika rajonale është një nga mjetet themelore për harmonizimin e zhvillimit edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu, shumë e rëndësishme është që në nivel nacional të zbatohen politika që janë në përputhje me ata të BE-së dhe përmes të njëjtave mund të sigurohen mjete financiare nga fondet para aderuese të Unionit, theksoi ministri Fazliu.

1,486 total views, 10 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje