Home / Lajme / Ministri Saliji takon përfaqësuesit e Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë

Ministri Saliji takon përfaqësuesit e Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë

Sot, Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji, realizoi takimin e parë me Kryetarin e Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë, Vasil Kuzmanoski, nënkryetarin Naxhi Zeqiri dhe përfaqësues tjerë të Odës së noterëve të Republikës së M aqedonisë.

Kryetari i Odës së Noterëve të Repubikës së Maqedonisë uroi Ministrin e Drejtësisë për detyrën e re dhe falënderoi për kohën që ndau, me dëshirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Ministri i drejtësisë z. Saliji u falënderua për urimet dhe vlerësoi rëndësinë e notariatit në Republikën e Maqedonisë.
Kryetari i Odës së noterëve z. Vasil Kuzmanoski e njoftoi Ministrin e Drejtësisë me aktivetet vijuese nga ana e Odës së Noterëve të Republikës së Maqedonisë, si edhe me problemet me të cilat ballafaqohet notariati.
Ministri Saliji, theksoi se do vazhdojë bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë me Odën e Noterëve të Republikës së Maqedonisë dhe se do të krijohen mundësi për bashkëpunime të shumta, e gjithë kjo në interes të qyetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Në fund të takimit, Ministri Saliji iu falënderua përfaqësuesve të Odës së Noterëve dhe shtoi se takimet e këtilla në të ardhmen do të intensifikohen me qëllim zgjidhjen e problemeve që i takojnë kësaj lëmie.

3,096 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje