Home / Lajme / Njëzet e tre vite Dritë për Myslimanët nga Xhamia e Emmen-it në Lucern të Zvcirës

Njëzet e tre vite Dritë për Myslimanët nga Xhamia e Emmen-it në Lucern të Zvcirës

Emmen/Lucern, me 9 Qershor 2017

Pas njëzet e tre viteve ekzistim, pas shumë përpjekjeve dhe iniciativave, komuniteti Mysliman Shqiptar në komunën e Emmenbryken-it në Kantonin e Lucernit në Zvicër, kanë objekt të vetin për Xhami, objekt që i plotëson kushtet dhe nevojat e sodit.

Selami Huruglica, Kryetar i Këshillit të Xhematit, thekson se iniciativës që Xhamia Drita të ketë objektin e vet e ka ndihmuar bashkëpunimi i ngushtë me komunën e Emmenbryken-it, mbështetja financiare e komunitetit por edhe puna e madhe vullnetare.

“Duke iu falënderuar më së pari Allahut dhe Kryesisë së re të Xhamisë, me angazhimin e pashoq të të gjithëve, u mbërri ky sukses, por u mbërrit një sukses që nuk e kemi menduar as vet. Ne kemi menduar se është një proces shumë i lehtë, por ka pasur vështirësi. Xhamia jonë është një institucion që ka bashkëpunim të ngushtë më së paku dhjetëvjeçar me komunën Emmenbryke këtu. Ajo ka ndihmuar që marrëdhëniet e mira këtë mos me pasur pengesa gjatë procesit. Komuna e Emmenbrykenit ka luajtur një rol mjaftë të rëndësishëm në këtë rast sepse Ne jemi një Xhami me emër pozitiv dhe kurrë nuk ka pasur probleme. Ky objekt nuk është në Qendër Industriale, por në vendbanim dhe leja është dhënë në emër të Xhamisë dhe nuk është dhënë në emër të Shoqate Islamike, por titulli i lejes së Xhamisë shkruan Xhamia Drita. Është një sukses i Xhematit, kryesisë dhe krejt të gjithëve, pra një kontribut i përbashkët i të gjithëve. Iniciativa ka pasur gjithmonë, edhe më herë, por gjithmonë në fund kemi dështuar, ka pasur vështirësi të ndryshme. Allahu na i ka çelur dyert, ish pronari i këtij objekti Medi Avdiun që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që na e ka dhënë këtë mundësi, na ka pritur sepse procedurat e blerjes kanë shkuar bukur gjatë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuuar sepse është bërë punë shumë e madhe vullnetare pa pagesë, por edhe Xhematit që iu kanë përgjigjur me ndihmesa financiare. Pozitivja nga i gjithë ky proces ka qenë se të gjithë këtë proces e ka udhëhequr gjenerata e re. Krejt ky sukses ishte e pamundur të jetë pa koordinimin e projekteve dhe përcjelljes se punimeve nga Inxhinieri Jetulla Syla dhe dy përcjellësit e tij, po ashtu Inxhinierë Sami Aliu dhe Visar Robelli. Këta të tre kanë dhënë një angazhim të jashtëzakonshëm. Edhe njëherë falënderojmë komunën Emmenbryke që në kohë rekorde na ka pajisur me leje dhe se Xhamia ka blerë Xhami dhe nuk është blerë në emër të kryetarit, arkëtarit apo dikujt tjetër”, thotë Hurgulica.

Ai thekson se me gjithë se qëllimi parësor i objektit është Xhamia, megjithatë ky objekt do të përdoret edhe për nevojat tjera të Komunitetit Mysliman dhe Shqiptar në këtë anë.

“Ne kemi nevojë për shumë sende, sidomos për mësimbesim të fëmijëve është shumë e nevojshme. Qëllimi nuk është vetëm të përdoret si faltore, qëllimi është për tu përdorur për nevojat e komunitetit Mysliman dhe Shqiptar, ma tepër se Xhami. Primare është të jetë Xhami, por do të bëhen edhe aktivitete të ndryshme”, deklaron Selami Huruglica.

E ndërkaq kryetari i Xhamisë, Mumin Veseli thotë se përfundimisht Myslimanët që jetojnënë komunën e Emmenbrykenit kanë një Xhami që i plotëson të gjitha kushtet.

“Nuk mund ta përshkruaj këtë arrije dhe këtë sukses. Elhamdulilah ka dashur Zoti, nuk kemi pasur pengesa të mëdha. Edhe me komunën i kemi pasur shumë të mira marrëdhëniet. Ku kemi qenë më herë nuk i kemi plotësuar nevojat, edhe pse 22 vite kemi qëndruar aty. Tash për tash, objekti ekzistues i plotëson gjitha kushtet”, u shpreh Veseli.

E ndërkaq Nexhat Shala, Arkëtar dhe Përgjegjës për meremetimin e Xhamisë, tregon për punën e tërë që është bërë në objektin e ri të Xhamisë Drita.

“Me 26 Janar të vitit 2016 o kemi blerë objektin, ndërsa Kontrata përfundimtare është bërë me 1 Korrik 2016. Në Ramazanin e vitit të kaluar kanë filluar punët për rikonstruim të objektit, ndërsa me 26 Maj 2017 u lëshua në përdorim objekti. Gjatë 11-të muajve janë kryer punët e rinovimit. Këtu janë bërë themelet e reja, janë vendosur shtylla të hekurit, pllaka e betonit në pjesën e kafeterisë, te faltorja është bërë komplet fondamenti, konstruksioni metalik. Toka është 462 metra katror, objekti përdhes i ka 250 metra katror, 150 metra katror janë faltore poshtë, 100 metra katror është kafeteria me kuzhinë dhe vendi për abdes, 100 metra katror është faltorja lartë – për gratë. 150 metra katror është banesa për Hoxhën me dhomën e mësimit, 50 metra katror zyra dhe dhoma e pajisjeve”, tha Arkëtari i Xhamisë Drita, Nexhat Shala.

Edhe pse Xhamia është vendosur në funksion, e njëjta pritet që gjatë vjeshtës të lëshohet solemnisht me një organizim madhështor.

Kasam Selimi /Radio Vala

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

8,540 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje