Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Bejta: Bashkë me Komunën Ejup nga Stambolli do ta ndërtojmë Kanalizimin në Banjicë të Epërme

Bejta: Bashkë me Komunën Ejup nga Stambolli do ta ndërtojmë Kanalizimin në Banjicë të Epërme

Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

Sonte bashkë me Kryetarin e Komunës Ejup të Stambollit, z. Remzi Ajdin vizituam fshatin Banjicë e Epërme dhe takuam banorët e këtij lokaliteti.

Me kënaqësi i njoftova banorët e fshatin Banjicë e Epërme që bashkë me Kryetarin e Komunës Ejup të Stambollit, z. Remzi Ajdin kemi vendosur të realizojmë projektin për ndërtimin e kanalizimit për ujërat fekale në këtë fshat.

Kryetari i Komunës Ejup, z. Remzi Ajdin u zotua që do të siguron materialet e nevojshme për ndërtimin e kanalizimit, kurse Komuna e Gostivarit do të merr për sipër realizimin e punimeve në terren përmes Ndërmarrjes Publike Komunale.

Ishte një takim miqësor dhe kaloi në atmosferë të ngrohtë

7,248 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Amir Shafi, trajneri i FC Wil U20 në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër 8

Grencehn, me 3 Shkurt 2020 Në emisionin e 8-të të Sportit Shqiptar në Zvicër të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: