Home / Gostivar / Bejta për Xhaminë e re në Debresh: Ndërtimi i objekteve fetare një vlerë e madhe për shoqërinë tonë

Bejta për Xhaminë e re në Debresh: Ndërtimi i objekteve fetare një vlerë e madhe për shoqërinë tonë

Gostivar, me 12 Qershor – 2017
Me organizimin e një ceremonie solemne të dielën në fshatin Debresh u inaugurua objekti i Xhamisë së re “Rabia”, e ndërtuar me kontributin e banorëve të fshatit.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili para të pranishmëve shprehu lumturinë e tij që në kohën e qeverisjes së tij në territorin që mbulon Komuna e Gostivarit po ndërtohet shumë Xhamia të reja.
“Ndërtimi i objekteve fetare është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë. Objektet fetare asnjëherë nuk do të mbesin shkretë. Xhamitë do të vizitohen sa të ketë  besimtarë mbi tokë”, tha Kryetari Bejta i cili me këtë rast drejtuesve të Xhamisë dhe Muftinisë së Gostivarit u ndau lejen e ndërtimit, krahas vendimin që Bashkësisë Fetare Islame t’i dhurohet toka ku u ndërtua objekti i Xhamisë së Re.
Për kontributin e tij në zhvillimin e jetës fetare në territorin e Komunës së Gostivarit, mirënjohje publike shprehen kryetari i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, z. Sulejman Rexhepi dhe Muftiu i Gostivarit, z. Shaqir Fetahu.
Në shenjë falënderimi për angazhimin e dhënë kryetarit Bejta iu nda mirënjohje nga prijësit e  Bashkësisë Fetare Islame – BFI.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

3,484 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje