Home / Lajme / Sulejmani: Për shkak të mospërdorimit të Gjuhës Shqipe pezulloj aktivitetin në Shoqatën e Gazetarëve

Sulejmani: Për shkak të mospërdorimit të Gjuhës Shqipe pezulloj aktivitetin në Shoqatën e Gazetarëve

Tetovë, me 12 Qershor 2017

TË NDERUAR KOLEGË GAZETARË!

Ju e dini se dy vite më parë, shkaku i një “përplasje” me kreun e SHGM-së , unë pezullova të gjitha aktivitetet e mia në këtë shoqatë, dhe pas takimit që realizuam bashkë me kreun e Shoqatës, unë si koordinator i SHGM për Maqedoninë perëndimore, vazhdova, jo të kryej aktivitetet e Shoqatës, por të ndihmoj kolegët në disa raste (më tepër orientuese).
Por, muajve të fundit, sërish vinë kërkesa për realizim të aktiviteteve, të cilat, unë nuk i procesuoj! Kjo, për arsye se të njëjtat vinë vetëm në gjuhën maqedonase, dhe nuk respektohet aspak gjuha shqipe.
Ju njoftoj sërish se, aktivitetet e mia do jenë të pezulluara deri në momentin kur, kërkesat për realizimin e këtyre aktiviteteve, do vinë edhe në gjuhën shqipe.
Kjo është mënyra e veprimit tim të deri tanishëm dhe mënyrës së si do veproj në të ardhmen, si koordinator i SHGM për Maqedoninë perëndimore.
Në të kundërtën, nëse SHGM-së nuk i pëlqen kjo mënyrë veprimi, e lus që në mënyrë korrekte të organizojë një takim për caktimin e koordinatorit të ri.
P.S.
Le të bëhet në mënyrë korrekte, sepse tentimet e SHGM-së për të më hequr nga ky post përmes kolegëve individualisht nuk kanë efekt, sepse kolegët e mijë janë korrekt dhe për çdo gjë me informojnë (pasi të kenë takuar kreun e Shoqatës dhe tentimin e tij për të më ndërruar). Nuk ka asgjë të keqe nëse unë hiqem nga ky post, por dua kjo të bëhet në mënyrë korrekte.
Me respekt
Bashkim Sulejmani
Koordinator i SHGM për Maqedoninë perëndimore.

28,850 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA and the European Commission extend arrangement for cooperation in Brussels

Wednesday 21 February 2018 UEFA and the European Commission today signed a renewed and extended …

Lini një Përgjigje