Home / Gostivar / Kryetari i Gostivarit Bejta merr pjesë në Iftarin e organizuar nga Sh.K.A “Jahi Hasani”

Kryetari i Gostivarit Bejta merr pjesë në Iftarin e organizuar nga Sh.K.A “Jahi Hasani”

Nevzat Bejta keyetar i Komunës së Gostivarit

Me ftesë të kryesisë dhe anëtarëve të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani”, sonte isha i ftuar në iftarin e organizuar me anëtarët e kësaj shoqërie. Ishte kënaqësi të jem i pranishëm në mesin e të rinjve entuziast. Të pranishmëve u thash që zgjodha shoqërinë me ata për të bërë iftar, edhe pse sonte kisha shumë ftesa të tjera. E veçanta e kësaj darke ishte përgatitja e ushqimeve tradicionale. i përgëzova dhe falënderova familjet çegranase që ishin kujdesur për përgatitjen e ushqimeve të mrekullueshme. Sonte, kishte një festë në mesin e anëtarëve të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani”, sepse, njëri nga anëtarët e kishte ditëlindjen. Beratit i uroj edhe 100 vite të tjera në harmoni familjare, fat, lumturi dhe suksese në profesionin e jurispodencës. Falënderoj kryetarin, z. Zani Memedi dhe gjithë anëtarët e shoqërisë për mikpritjen e përzemërt. Mbështetja e Komunës së Gostivarit ndaj Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani”, do të vazhdon edhe në të ardhmen.

7,248 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Arbenit Xhemajli qëndron te Neuchâtel Xamax FCS

Neuchatel, më 13 Qershor 2018 Mbrojtësit kosovar, Arbenit Xhemajli i është zgjatur kontrata edhe një …

Lini një Përgjigje