Home / Lajme / Lika takon ambasadorin francez Timonier: Marrëveshja e Ohrit hasi në vështirësi dhe u tejzgjat

Lika takon ambasadorin francez Timonier: Marrëveshja e Ohrit hasi në vështirësi dhe u tejzgjat

Shkup, me 27 Qershor 2017
Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, z. Hazbi Lika sot realizoi takim pune me ambasadorin e Francës në vendin tonë, z. Christian Thimonier.
Ndryshimet në pushtetin e RM-së dhe perspektiva e Marrëveshjes së Ohrit me këtë qeverisje aktuale ishin temat kryesore të këtij takimi të parë. Bashkëbiseduesit konstatuan se zbatimi i kësaj Marrëveshjeje ka hasur në vështirësi dhe tejzgjatja në kohë ka krijuar vakum në ndërtimin e mirëfilltë të raporteve mes komuniteteve, andaj u dakorduan që duhet të ketë një qasje më konkrete në zbatimin e plotë të këtij dokumenti.
Duke marrë për bazë Analizën e Marrëveshjes së Ohrit për kohezion social, z. Lika theksoi se çështja e përdorimit të gjuhëve vazhdon të jetë temë e hapur dhe sipas marrëveshjes për koalicionim duhet të miratohet ligj në bazë të prioriteteve dhe reformave që parashihen nga kjo qeveri.
/Radio Vala

4,257 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje