Home / Gostivar / Mirënjohje nga Komuna e Gostivarit për doajenin e muzikës folklorike, Rizvan Sinanin

Mirënjohje nga Komuna e Gostivarit për doajenin e muzikës folklorike, Rizvan Sinanin

Me rastin e ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, datë kjo që ka rëndësi të madhe për shoqërinë e Gostivarit, sepse, më 29 qershor të vitit 1992 pas shkatërrimit të sistemit komunist qytetarët e Gostivarit patën rastin që me votën e tyre demokratike të zgjedhin kryetarin e Komunës, shfrytëzova të drejtën time ligjore për të ndarë mirënjohje për doajenin e muzikës folklorike, z. Rizvan Sinani.

Si kavallist, Sinani ka luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e muzikës sonë folklorike, dokeve dhe traditës sonë të bukur kombëtare.

z. Rizvan Sinani mbetet ikonë e qytetit të Gostivarit, dhe neve na mbetet obligim që personalitetet e tilla t’i respektojmë dhe nderojmë me përkushtimin më të madh.

5,456 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje