Home / Gostivar / U bë hapja solemne e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”

U bë hapja solemne e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”

Gostivar, me 27 Qershor – 2017

Sonte në qytetin e Gostivarit, solemnisht u bë hapja e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”, që organizohet me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum” dhe me përprahje nga Komuna dhe Ministria e Kulturës.

Në fjalimin e tij, Kryetari Bejta vuri në dukje që: “Mbështetja nga Komuna e Gostivarit do të vazhdon edhe në të ardhmen për aktivitetet kulturore, dhe me theks të veçantë aktivitetet nga sfera e Artit Figurativ.

“Arti në historinë e njerëzimit ka luajtur rol të rëndësishëm në përparimin shoqëror dhe zhvillimin kulturor. Kur më pyesin se përse Gostivari qyteti i Gostivarit është qyteti më i bukur, unë u përgjigjem ngqë në Gostivar tani e 12 vite vijnë artistë nga gjithë Bota”, tha Bejta, duke uruar që artistët pjesëmarrës ditët në vijim të kalojnë sa më bukur në qytetin dhe me qytetarët e Gostivarit.

Kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, z. Reshat Ahmeti potencoi që në katër vitet e kaluara, ky aktivitet u ngrit në nivel ndërkombëtar dhe se brenda këtyre viteve morën pjesë mbi 210 artistë të artit figurativ nga tanë Bota, duke filluar nga Japonia, Kina dhe deri në Amerikë.

Për këto vite kemi arritur një kapital kulturor që në këto hapësira nuk është parë më herët. Por pa përkrahjen e kryetarit të Komunës, z. Nevzat Bejta ne këtë kapital nuk do ta kishim sot”, tha Ameti, duke i ndarë me këtë rast kryetarit të Komunës plaketë me motivin për: “Përkrahje të Artit Figurativ”.

Ekspozita Internacionale “Gostivari – 2017”, filloi me datë 27 qershor dhe do të përmbyllet me 2 Korrik – 2017 me ekspozitën kolektive të punimeve që do të realizohen nga dyzetepesë artistë pjesëmarrës nga shumë shtete të Botës.

Gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ish ministri i Drejtësisë, z. Valdet Xhaferi dhe personalitete të tjera publike.

7,790 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje