Home / Gostivar / “Gostivar Future Music Festival”, solli në skenë këngëtarët e rinj Gostivaras

“Gostivar Future Music Festival”, solli në skenë këngëtarët e rinj Gostivaras

Gostivar, me 29 Qershor – 2017

Dita e Komunës së Gostivarit, 29 Qershori po kalon në frymën e aktiviteteve të shumta festive. Aktiviteti i radhës ishte manifestimi kulturor “Gostivar Future Music Festival”, që organizohet nga Këshilli Rinor dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit.

“E dashura Rini e Gostivarit, mirëmbrëma dhe mirë se takohemi edhe këtë vit në sheshin e bukur të qytetit të Gostivarit. Sonte nuk jam këtu për të mbajtur fjalim, as Ju nuk jeni këtu për të më dëgjuar mua, por kemi ardhur që të ndjekim artistët e rinj të qyteti të Gostivarit. Ne bashkë, aq sa kemi mundur i kemi përkrahur deri tani, dhe aq sa mundemi së bashku do të vazhdojmë t’i përkrahim edhe në të ardhmen. Ju dëshiroj disponim të këndshëm dhe uroj të kaloni sa më bukur. Natën e mirë dhe mirë u takofshim vitin e ardhshëm”, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta para të rinjve të tubuar në sheshin e qytetit në Gostivar.

Në këtë manifestim që synon promovimin e këngëtarëve të rinj nga Gostivari, performuan 9 pjesëmarrës. Duartrokitjet e publikut i fituan Mia Morina, Betime Zylali, DaLea, Erdem Sipahi, Nick Veljanovski, Pero Pandillovski, Beti Jovanovska, Elbar Mazhar dhe Jamezz Ivanovski, ndërkaq e interpretuan edhe këngën dedikuar Gostivarit “From Gostivar with Love”.

5,214 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje