Breaking News
Home / Lajme / Pas më shumë se 10 viteve, Enver Osmani largohet nga FC Kosova e Cyrihut

Pas më shumë se 10 viteve, Enver Osmani largohet nga FC Kosova e Cyrihut

Cyrih, me 20 Korrik 2017
Pas më shumë se dhjetë viteve të kaluara në Klubin e Futbollit FC Kosova në Cyrih, Menaxheri dhe Trajneri, Enver Osmani do të largohet nga klubi më i mirë Shqiptar i renditur në Zvicër, transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Në një Intervistë për Portalin Regional-Fusball.ch, gostivarasi Enver Osmani thotë se FC Kosova për të ka qenë më shumë se një klub.
“FC Kosova nuk ishte vetëm një klub, ishte një pjesë e jetës sime, kultura ime”, ka thënë Menaxheri në largim i FC Kosovës.
“Nuk ka kohë më të mirë për të përfunduar këtë kapitull të jetës sime. Klubi është i pozicionuar mirë dhe sezonin e ardhshëm përsëri do të sulmoje në Ligën e Parë”, është shprehu trajneri Shqiptar me prejardhje nga Gostivari.
Sa i përket të ardhmes, ai thotë se mund të merr ndonjë angazhim të ri, por ajo nuk do të ndodh sot dhe nesër “Do të shohim çfarë do sjell e ardhmja”, ka thënë Enver Osmani.
Enver Osmani ka ardhur në Kosova në vitin 2008, atëherë kur klubi garonte në Ligën e 3-të të Rajonit të Cyrihut. Ishte Enver Osmani, Trajner kur FC Kosova u ngrit në Ligën e Parë të Zvicrës, në sezonin 2015/16. Si Trajner klubin e drejtoi edhe në Ligën e Parë për tu zëvendësuar më pas nga Herman Këlin. Në klubin e Kryetari, Arsim Hyseni, prej largimit nga pozita e Trajnerit dhe deri më tani ka qenë Menaxher i FC Kosovës.
Nën drejtimin e Enver Osmanit, FC Kosova është bërë një shembull i veçantë i integrimit të suksesshëm.

/Radio Vala /Albsport.ch

1,671 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: