Home / Lajme / Racaj: Me FC Minervan në UEFA Cup do të tregojmë se edhe në Zvicër luhet Futsall i mirë

Racaj: Me FC Minervan në UEFA Cup do të tregojmë se edhe në Zvicër luhet Futsall i mirë

Bernë, me 20 Korrik 2017
Kampioni i Zvicrës në Futsall, FC Minerva do të luaje në Grupin A në garat paraprake/Preliminare në UEFA Futsall Cup 2017/18, kundër kampionëve të Anglisë, Helvecia Futsal London, Lynk FC nga Gjibraltari dhe Transylvania FC Dublin nga Irlanda, transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Në ekipin nga Kryeqendra e Zvicrës në FC Minerva luan edhe futbollisti shqiptar, Durim Racaj.
Në deklaratën për Radio Vala dhe Albsport.ch, Racaj thotë se ekipi ka me treguar se edhe në Zvicër luhet Futsall i mirë.
“Të tri ekipet janë Kampion në vendet e veta. Më të vërtetë unë nuk i njoh kundërshtarët tonë, por besoj se kemi shumë kualitet te Minerva për të treguar që edhe në Zvicër luhet Futsall i mirë. Shpresoj që do të jemi të përgatitur ashtu siç duhet për ta kaluar rundin e parë”, tha në deklaratë për Radio Vala dhe Albsport, futbollisti i Futsall Minerva, Durim Racaj.
Ndeshje Preliminare në Grupin A do të zhvillohet nga data 22-27 Gusht, dhe bartëse është caktuar të jetë FC Minerva e Zvicrës. Vendet e para në Grupe do të garojnë më pas në grupimin e B.
Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,196 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018 Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin …

Lini një Përgjigje