Breaking News
Home / Lajme / Jasin Ferati në Finlandë në garën Ndërkombëtare të FIA-s për Trofeun e Akademisë të Automobilizmit

Jasin Ferati në Finlandë në garën Ndërkombëtare të FIA-s për Trofeun e Akademisë të Automobilizmit

Alaharma, Finlandë me 21 Korrik 2017
Automobilisti shqiptar në Zvicër, Jasin Ferati këtë fundjavë merr pjesë në garën Ndërkombëtare, për Trofeun e Akademisë të Automobilizmit/Karting CIK-FIA që mbahet në Alaharma të Finlandës, transmetojnë ekskluzivisht, Radio Vala dhe Albsport.ch.
Garat mbahen nga data 21 e deri më 23 Korrik. Jasin Ferati dhe Gaia Eichenberger janë Automobilistët e vetëm që e përfaqësojnë Zvicrën në këtë ngjarje të madhe të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit FIA.
Në ditën e parë janë bërë kontrollet teknike dhe praktikë e lirë. Gjithashtu edhe gjatë ditës së Premte do të zhvillojnë nga katër vozitje/praktika të lira. Të Shtunën në mesditë do të blhet kualifikimi i parë me 8 xhiro prej me 10 kilometra. Kualifikimi tjetër do të zhvillohet të Dielën paradite, gjithashtu me 8 xhiro me 10 kilometra.
Finalja do të zhvillohet në mesditën e të Dielës, kur finalistët do të nisin garën në ora 14:50, e gjatë 25 kilometra dhe me 19-të xhiro.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,606 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

E Diel, me 2 Dhjetor 2018 Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: