Breaking News
Home / Lajme / Muzafer Ejupi i Osijek-ut eliminon FC Luzern-in e Demhasajt, Kryeziut, Fekas dhe Vocas

Muzafer Ejupi i Osijek-ut eliminon FC Luzern-in e Demhasajt, Kryeziut, Fekas dhe Vocas

Lucernë, me 20 Korrik 2017
Ekipi i Super Ligës së Zvicrës, FC Luzern-i është eliminuar nga garat e Europa League.
Skuadra e futbollistëve shqiptarë Shkëlqim Demhasaj, Hekuran Kryeziu, Dren Feka-s dhe Idriz Voca-s, FC Luzerni, edhe pse doli fitues ndaj Osijek-ut me rezultat 2:1, megjithatë ishte goli i futbollistit shqiptar ekipi kroat, Muzafer Ejupi që në minutën e 72-të e shënoi golin që e kualifikoi në raundin e 3-të Osijekun në Europa Ligë.
Shkëlqim Demhasaj është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të, ndërsa Dren Feka ka qenë vetëm në bankën rezervë, transmetojnë Radio Vala dhe Albsort.ch. Në ekip kanë munguar Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca. Ndërkaq, shkupjani Muzafer Ejupi ka luajtur nga minuta e parë për ekipin e Osijekut.
Pas eliminimit nga Europa League, Luzern-i do të garoje vetëm në Super Ligën e Zvicrës ku këtë fundjavë fillon Kampionati i ri dhe për kundërshtar e ka ekipin e Lugano-s.
K.Selimi / Radio Vala /Albsport.ch

1,739 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: