Breaking News
Home / Lajme / FC Diaspora angazhon katër futbollist të ri

FC Diaspora angazhon katër futbollist të ri

Delemont, Jura, me 22 Korrik 2017

FC Diaspora e Jurës, ekipi shqiptar i Ligës së Tretë të Rajonit Bern/Jura, sezonin e ri 2017/18 e konsiderojnë një mundësi për të ngritur ekipin edhe më lartë, duke ditur se sezonin e kaluar ishin shumë afër qëllimit.
Qëllimi arrihet me ekip të mirë dhe cilësor të cilin është duke e përgatitur, Trajneri dhe strategu i skuadrës, Januz Xhaqkaj.
Në një prononcim për Radio Vala dhe Albsport.ch, Xhaqkaj konfirmon ardhjen e katër futbollistëve të rinj dhe largimin e pesë futbollistëve tjerë.
“Ardhjet në FC Diaspora janë, Rinor Rashiti, Miguel Allo, Bob Gloire Vetzu dhe Jackson Pedro. Nga ekipi janë largua Riza Halilaj, Ideal Halilaj, Semir Zekiri, Arber Ameti dhe Armend Gashi”, thotë trajneri i FC Diasporës, Januz Xhaqkaj.
FC Diaspora në sezonin e shkuar përfundoi në vendin e katërt me vetëm tre pikë larg vendit të parë. Ndeshjen e parë në edicionin e ri 2017/18, FC Diaspora do ta luaje me 20 Gusht ndaj FC Glovelier, në Ligën e 3-të, Grupin e 8-të.
Kasam Selimi /Radio Vala / Albsport.ch

1,893 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: