Home / Lajme / Fillon Sezoni i ri në Super Ligën e Zvicrës, do të luajnë 23-të futbollistë me origjinë shqiptare
Foto: sfl.ch

Fillon Sezoni i ri në Super Ligën e Zvicrës, do të luajnë 23-të futbollistë me origjinë shqiptare

Bernë, me 22 Korrik 2017
Sot në Zvicër nis sezoni i ri në Super Ligën e Futbollit. Do të garojnë dhjetë ekipe, ndër ta FC Basel, Grasshopper Club, FC Lausanne-Sport, FC Lugano, FC Luzern, FC Sion, FC, St Gallen, FC Thun, BSC Young Boys dhe Fc Zürich.
Nga dy klube kanë Kantoni i Bernës dhe Cyrihut, ndërsa nga një kanë Kantonët e Bazelit, Vaudit, Ticions, Lucernit, Valisit dhe St. Gallenit.
Aktualisht, në këta dhjetë ekipe luajnë 23-të futbollistë me origjinë shqiptare, transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Në shtatë prej dhjetë klubeve gjithsejtë ka futbollistë shqiptarë, vetëm në tre klube nuk ka asnjë.
Më së shumti luajnë në Grasshopper Club, gjithsejtë shtarë lojtarë, pastaj FC Luzern dhe FC Zürich që kanë nga katër, vijon Lausanne dhe St. Gallen me nga tre dhe me nga një Basel-i, dhe Young Boys-i.

Në vazhdim vijon informacioni se në cilin klub, sa dhe cilët futbollistë me origjinë shqiptare luajnë deri në këtë moment:

FC Basel: Taluant Xhaka
Grasshopper Club: Alban Pnishi, Arijan Qollaku, Mergim Brahimi, Nedim Bajrami, Valon Fazliu, Florian Kamberi, Albion Avdijaj
FC Lausanne-Sport: Benjamin Kololli, Mersim Asllani dhe Andi Zeqiri
FC Lugano: nuk ka
FC Luzern: Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Dren Feka, Shkelqim Demhasaj
FC Sion: nuk ka
FC St. Gallen: Adonis Ajeti, Gjelbrim Taipi, Albian Ajeti
FC Thun: nuk ka
BSC Young Boys: Taulant Seferi
FC Zürich: Albin Sadrijaj, Mirlind Kryeziu, Burim Kukeli, Izer Aliu

 

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

1,888 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018 Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin …

Lini një Përgjigje