Home / Lajme / Benjamin Kololli dhe Gjelbrim Taipi u përballën në ndeshjen Laussane – St. Gallen

Benjamin Kololli dhe Gjelbrim Taipi u përballën në ndeshjen Laussane – St. Gallen

Lozanë, me 22 Korrik 2017
Benjamin Kololli për FC Laussane-n dhe Gjelbirm Taipi për FC St. Gallen-in luajtën përballë njëri tjetrit në ndeshjen e parë të Super Ligës së Zvicrës, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Kololli u inkuadrua në minutën e 62-të në vend të Nicolas Getaz, ndërkaq Taipi një minutë më vonë si zëvendësues i Danijel Aleksic.
Në ekipin rezervë të Lausanne-s ishte edhe futbollisti tjetër shqiptar, Andi Zeqiri i cili nuk luajti asnjë minutë.
Ndeshja u mbyll më rezultat 3:3 dhe ishte një ndeshje me shumë kthesa. Fillimisht vendasit, Laussan-a kaloi në epërsi, që më pas St. Gallen të krijoj epërsi prej 1:3 dhe në fund ndeshja të përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.
K.Selimi /Radio Vala / Albsport.ch
Foto: SFL.CH

1,433 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018 Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin …

Lini një Përgjigje