Breaking News
Home / Lajme / Trofetë e Ligës së Kampionëve, Europa Ligë dhe Super Kupës do të mund ti shihni edhe në Tetovë

Trofetë e Ligës së Kampionëve, Europa Ligë dhe Super Kupës do të mund ti shihni edhe në Tetovë

Tetovë, me 27 Korrik 2017
Ndeshja më e madhe sportive e zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni, Finalja e Super Kupës së Evropës midis Manchester United-it dhe Real Madrid-it që do zhvillohet me 8 Gusht në Arenën Filipi i Dytë në Shkup, do të sjell edhe tre trofetë e tre Kupave, Ligës së Kampionëve, Europa Ligës dhe Super Kupës, transmeton Radio Vala.
Në tetë qytete në vend, si në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir, Ohër, Prilep, Strumicë dhe Shtip, dashamirët e futbollit do të kenë mundësi që nga afër ti shohin dhe të fotografohen me tre nga trofetë më më vlerë të UEFA-as.
“Më 1 Gusht nga ora 9:00-11:00 në Stadiumin në qendrën sportive do të ekspozohen që të tri kupat. Me këtë rast fudbolldashësit nga qyteti ynë do të kenë mundesinë të ndjekin aktivitetin dhe të vizitojnë ekspozitën. Ngjarja organizohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, Lidhja Futbollistike Komunale në bashkëpunim me Komunën e Tetovës”, njofton Ahmed Qazimi, Udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës.
K.Selimi /Radio Vala

1,333 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

E Diel, me 2 Dhjetor 2018 Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: