Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / 16 vite nga rënia e dëshmorëve, Tahir Sinani, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini, Brahim Ademi

16 vite nga rënia e dëshmorëve, Tahir Sinani, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini, Brahim Ademi

Gostivar, me 29 Korrik 2017
Ishte 29 Korriku i vitit 2001 që solli lajmin e zi nga bjeshkët e Korabit shqiptar. Sot mbushen 16 vjet nga rënia e Gjeneral Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.

Më 29 Korrik 2001, Brigada 116, me urdhër të Komandantit, Tahir Sinai bënte përgatitjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllavo-maqedonase. Po atë ditë, kur do ti jepej armikut goditja vendimtare e shkatërruese në Tanushë të Gostivarit, ranë pesë Dëshmorët e Brigadës 116, Gjeneral Tahir Sinani, Naser Ademi, Isa Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. 29 Korriku i vitit 2001, në faqet e historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit. /Radio Vala

4,410 total views, 8 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: