Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Të Dielën në fshatin Koritë të Gostivarit mbahet Manifestimi Tradicional KORITA FESTON

Të Dielën në fshatin Koritë të Gostivarit mbahet Manifestimi Tradicional KORITA FESTON

Gostivar, me 29 Korrik 2017

Me 30 Korrik 2017, për herë të katër më radhë, nga ora 9:30 e deri me ora 16, në fshatin Koritë do të mbahet Manifestimi Tradicional KORITA FESTON, transmeton Radio Vala.

“Shoqata KORITA THËRRET tradicionalisht edhe sivjet organizon Manifestimin KORITA THËRRET. Ftohen të gjithë qytetarët me origjinë nga fshati Koritë që së bashku me familjarë dhe miq, të marrin pjesë në këtë Manifestim ku do të takohemi përsëri për të kuvenduar si dikur kur mblidheshim Nder Bunar e N’Breg, për tu çmallë e për ty njohur të vjetërit me rininë, e rinia me njëri tjetrin. Kudo që jeni e që prej Karite jeni, eni N’Karita, Festen bashkërisht ta bojm”, thuhet në Ftesën e Shoqatës KORITA THËRRET me Seli në Zvicër.

Manifestimi do të mbahet me Program Artistik sipas traditës së fshatit, gjithashtu do të ketë edhe ushqime tradicionale të përgatitura nga vet fshatarët.
/Radio Vala

1,490 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

E Diel, me 2 Dhjetor 2018 Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: