Home / Lajme / Në Tanushë të Gostivarit u përkujtuan Dëshmorët e UÇK-së së 29 Korrikut të vitit 2001 (Video)

Në Tanushë të Gostivarit u përkujtuan Dëshmorët e UÇK-së së 29 Korrikut të vitit 2001 (Video)

Tanushë, me 29 Korrik 2017

Me rastin e 16 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Tanushë të Gostivarit, familjarët, bashkëluftëtarët dhe miqtë përkujtuan ditën e rënies së dëshmorëve të Kombit, Tahir Sinanin, Naser Ademin, Hisë Fazliun, Hyrë Eminin dhe Brahim Ademin.

Takimin përkujtimor e drejtoi Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Arben Hani, që pasi i përshëndeti të pranishmit, kërkoi një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve.

“Ishallah takohemi edhe vitin e ardhshëm, me 29 Korrik, me suksese shumë më të mëdha në aspektin Kombëtar”, tha Hani.

Para të pranishmëve në emër të Brigadës 116, foli Mirsad Neziri, Komandant Shkupi.

“Te nderuar familjarë të Dëshmorëve, të nderuar Veteranë të luftës, të nderuar banorë të fshatit Tanushë. Është një nder shumë i madh për mua qe t’ju drejtohem juve në emër të Brigadës 116. Sot, me 29 Korrik, në mblidhemi këtu të respektojmë, të nderojmë Dëshmoret e Brigadës 116, por kjo nuk është e mjaftueshme. Dëshmoret respektohen dhe nderohen më së shumti kur të gjithë Ne vazhdojmë rrugën e tyre për Bashkim Kombëtar, për zhvillimin ekonomik mbar shqiptar dhe integrimet euroatlantike. Qofte i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tyre. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, u shpreh Mirsad Neziri.

Tradicionalisht ky përvjetor të realizohet te Pllaka Përkujtimore në fshatin Tanushë, Pllaka e cila simbolizon Bashkimin Kombëtar siç simbolizojnë Pesë Dëshmorët e Brigadës 116 Tahir Sinani, Shqipëri, Dardani dhe Iliridë.

4,790 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018 Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin …

Lini një Përgjigje