Home / Lajme / Për shkak të stuhisë, ndërpritet ndeshje Lugano – St. Gallen (Video)

Për shkak të stuhisë, ndërpritet ndeshje Lugano – St. Gallen (Video)

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, është anuluar ndeshja e javës së dytë e Super Ligës së Zvicrës, midis FC Lugano-s dhe St. Gallen-it, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Fusha e Stadiumit Cornaredo, në Lugano është ulur dukshëm nën ujë, që çoi në anulimin e ndeshjes nga Gjyqtari i takimit, Sascha Amhof. Dyzet e pesë minutat e para, FC Lugano kryesonte me rezultat 1:0.

Ndeshja do të ricaktohet për tu luajtur ditëve të ardhshme nga Liga Futbollistike e Zvicrës, dhe sipas rregullës, ndeshja do të luhet prej minutës së parë.

Në bankën rezervë të FC St. Gallen ishin edhe dy futbollistët shqiptar, Gjelbrim Taipi dhe Albian Ajeti.
K.S /Radio Vala /Albsport.ch

Video dhe Foto: SFL http://www.sfl.ch/superleague/matchcenter/201718/lug-sg-12994/

1,707 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018 Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin …

Lini një Përgjigje