Breaking News
Home / Lajme / Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në Manifestimin KORITA FESTON

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në Manifestimin KORITA FESTON

Bejta merr pjesë në festën e KoritësBejta merr pjesë në festën e Koritës
Gostivar, me 30 Korrik – 2017
Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ishte i ftuar dhe mori pjesë në manifestimin vjetor në fshatin Koritë, organizuar nga shoqata Korita Thërret.Manifestimi tradicional “Korita Feston” organizohet për herë të katër më radhë. Gjatë aktivitetit, z. Bejta falënderoi drejtuesit e shoqatës për ftesën dhe përgëzoi shoqatën Korita Thërret për manifestimin e bukur.
“Ky aktivitet, që mbledh çdo vit banorët e shpërngulur në qytet apo jashtë vendit me banorët e fshatit, është vërtet për t’u admiruar. E përgëzoj shoqatën Korita Thërret, e cila është krijuar po nga mërgimtarë të Koritës në shtete të ndryshme të Evropës, për këtë organizim në vendlindjen e tyre.”
Bejta tha se mërgimtarët sjellin përvoja të mira dhe se Gostivari përpiqet që çdo vit të përmirësohet që edhe mërgimtarët të ndihen sa më mirë.
“Ne si Komunë do të vazhdojmë të punojmë që edhe vendbanimet tona të rregullohen si vendet ku punojnë bashkëatdhetarët tanë,” tha z. Bejta.
Nga ana e tij, Kryetari i shoqatës Korita Thërret, Emin Emini falënderoi Kryetarin e Komunës, z. Nevzat Bejta për përkrahjen.”E falënderojmë Kryetarin Bejta për punën për rregullimin e rrugicës nga bregu për te bjeshkët dhe që lidh fshatin Koritë me fshatin Gurgurnicë,” tha z. Emini.
Manifestimi u shoqërua me një Program Artistik sipas traditës së fshatit. Gjithashtu u shtruan edhe ushqime tradicionale të fshatit.

2,124 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: