Breaking News
Home / Lajme / Nëntë futbollistë shqiptarë deri tash kanë ardhur në Super Ligën e Zvicrës

Nëntë futbollistë shqiptarë deri tash kanë ardhur në Super Ligën e Zvicrës

Cyrih, me 2 Gusht 2017
Kur kanë ngelur edhe për rreth një muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar të futbollistëve, në Super Ligën e Zvicrës në Futboll, deri më tani nëntë futbollistë shqiptarë janë transferuar, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Nga dy futbollistë shqiptarë kanë transferuar FC Garasshoper-i, Albion Avdijajn (Vaduz) dhe Florian Kamberi, (Karlsruhe/GER), FC Laussane, Mersim Asllanin (Team Vaud U21) dhe Andi Zeqirin (Juventus B/ITA), FC Luzern, Shkelqim Demhasajn (Schaffhausen) dhe Dren Fekan (Hamburg B/GER) dhe FC St. Gallen-i, Adonis Ajetin (Wil) dhe Gjelbrim Taipin (Schaffhausen).
FC Sioni është ekipi që ka transferuar vetëm një futbollist shqiptarë, futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Emir Lenjanin (Stade Rennais/FRA).
FC Zürich-u nga ekipi i saj i të rinjve U21, ka marr dy futbollistë shqiptarë, Izer Aliun (U21)dhe Albin Sadrijajn (U21).
Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

 

1,571 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: