Home / Lajme / Sezoni për Kosovën e Cyrihut në Ligën e Parë fillon këtë të Diele

Sezoni për Kosovën e Cyrihut në Ligën e Parë fillon këtë të Diele

Cyrih, me 2 Gusht 2017

Për FC Kosovën e Cyrihut, klubin më të suksesshëm shqiptarë në Zvicër, sezoni i ri 2017/18 në Ligën e Parë fillon të Dielën me 6 Gusht 2017, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Loja e parë në Grupin e tretë për FC Kosovën është ndaj FC Seuzach-it.

FC Kosova sezonin e shkuar e mbylli në vendin e parë në Ligën Ndër-rajonale, ku edhe siguroi ngritje një ligë më lartë.

Ndërkohë, FC Seuzach ka përvojë në Ligën e Parë, vitin e kaluar ata kanë luajtur në të njëjtin grup dhe kanë përfunduar në vend të tretë në fund të tabelës.

Ndeshja zhvillohet në ora 15:30, Buchlern Friedhofstrasse 89, Zürich.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

 

1,362 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Albania e Cyrihut është Kampione dhe ngjitet në Ligen e 3-të, Faleminderit/Danke

Cyrih, më 17 Qershor 2018 FC Albania, ekipi shqiptar nga Cyrihu e ka mbyllur sezonin …

Lini një Përgjigje