Home / Lajme / Shqipëri – Maqedoni treg i përbashkët per Investime dhe Turizëm

Shqipëri – Maqedoni treg i përbashkët per Investime dhe Turizëm

Tiranë, me 2 Gusht 2017
Nga data 2-4 Gusht 2017 në Tiranë do të mbërrijë për herë të parë për një vizitë ekonomike zyrtare Ministri për Investimet e Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Z. Ramiz Merko i cili do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj, me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe me disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm Shqiptarë.
Gjatë qëndrimit tre ditor në Shqipëri, Ministri Merko do të shoqërohet nga stafi i tij i ngushtë, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industrale Z. Asip Useini, edhe nga Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “FM Consulting” Z. Fatos Mustafa. Për Z. Mustafa kjo vizitë e rëndësishme që zhvillohet në kuadër të krijimit të një zone të përbashkët ekonomike rajonale, të mbështetur nga Samiti i Triestes që u mbajt në Korrik të këtij viti do të shërbejë si një mundësi për qeverinë dhe biznesin shqiptar për t’u njohur me modelin e ri të Maqedonisë të të bërit biznes, si dhe me politikat lehtësuese që zbaton qeveria në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit.
Janë parashikuar të zhvillohen takime me Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, me Presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, me Presidentin e Agna Group, Vasil Naçi, me Presidentin e Mare Adriatik, Mark Babani, me Maksim Caslli, Drejtues i Deloitte Albania & Kosovo, me Presidentin e Aiba Kompani, Agron Duka, me Presidentin e Green Farm, Ferdinant Bani, dhe të tjerë.
Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “FM Consulting” Z. Fatos Mustafa tha se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme pasi Ministri për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë, Ramiz Merko do të prezantojë modelin e ri të tërheqjes së investimeve të qeverisë ku ai bën pjesë, pjesë e së cilave janë edhe subvencionet që ofrohen për biznesin që investojnë në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, por edhe jashtë tyre. Qeveria Maqedonisë, në këto zona ofron një sërë lehtësish që përfshijnë edhe çlirime nga barra fiskale për një periudhë prej rreth 10 vitesh. Për Shqipërinë, këto zona mund të shihen si modele suksesi që mund të zbatohen dhe të krijojnë kushte për rritjen e konkurrencës së biznesit.
“ Jemi dy vende që duhet të shohim mundësitë për të bashkëpunuar, për të qenë sa më plotësues të njëri – tjetrit pasi vetëm kështu mund të integrohemi në tregje më të mëdha”, tha Z. Mustafa.
Për Zyrën Ndërkombëtare “FM Consulting” këto takime mes përfaqësuesve të dy qeverive, por edhe të biznesit janë shembulli më i mirë sesi Maqedonia dhe Shqipëria duhet të rrisin më tej bashkëpunimin për të forcuar pozitat e tyre, si dhe për të garantuar më shumë konkurrueshmëri dhe një klimë sa më të favorshme për sipërmarrjen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si industria, turizmi etj.
K.Selimi / Radio Vala

2,985 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Kololli kthehet nga lëndimi dhe bën gol (Video)

Lozanë, me 19 Nëntor 2017 Mbrojtësi i FC Lausanne-Sportit, Benjamin Kololli është rikthyer në ekip …

Lini një Përgjigje