Home / Lajme / Biletat Shkëndija-Milani, hapet pika e shitjes në Gostivar

Biletat Shkëndija-Milani, hapet pika e shitjes në Gostivar

Gostivar, me 11 Gusht 2017
Prej sot biletat për ndeshjen e kthimit me Milanin më 24 gusht në Shkup mund të sigurohen edhe në qytetin e Gostivarit, në kioskun “Vona 5”.
Duke filluar prej sot 10.08.2017 (e enjte) KF Shkëndija ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup. Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.
Të gjithë mbështetësit e Shkëndijës dhe dashamirët e futbollit prej sot do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen historike që ekipi ynë do t’i luajë si vendas. Duke parë interesin e madh për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup, është vendosur që biletat të lëshohen që tani në shitje, ndërsa varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.
Shitja e biletave fillimisht do të nisë online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat do të njoftojmë në mënyrë plotësuese. Përveç pikave shitëse të përmendura më lartë, prej të premten biletat për ndeshjen e kthimit me Milanin më 24 gusht në Shkup mund të sigurohen edhe në qytetin e Gostivarit, në kioskun “Vona 5”.

Pikat shitëse

Online përmes www.mktickets.mk
KF Shkëndija FANSHOP, Tetovë
Monaco Tobako, Tetovë
Kiosku VONA 5
Njëkohësisht njoftojmë tifozët se për ndeshjen e parë të play offit ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës më 17 gusht bileta mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të AC Milan TICKETS

2,835 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje