Home / Gostivar / Qendër sportive rekreative në parkun e qytetit në Gostivar

Qendër sportive rekreative në parkun e qytetit në Gostivar

Gostivar, me 10 Gusht 2017
Në Gostivar u hap për publikun qendra sportive rekreative në parkun e qytetit, ku banorët do të kenë mundësi të përdorin pajisje profesionale për fitnes pa pasur nevojë të paguajnë.Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i cili i provoi personalisht pajisjet, falënderoi donatorët dhe qytetarët. Ai tha se qendra ishte pjesë e misionit të përbashkët për përmirësimin e Gostivarit.”Me më shumë aktivitete, hapësira të rregulluara, gjelbërim dhe pastërti, qyteti tashmë i ngjan më shumë qytetarëve të tij. Misioni ynë është të përmirësojmë Gostivarin. Dhe në çdo gjë që Komuna realizon, unë vërej ndihmën dhe mbështetjen tuaj si qytetarë,” tha Bejta.Kryetari i Komunës Bejta falënderoi veçanërisht donatorët e projektit Coca Cola Maqedoni dhe Birraria Shkupi, duke shtuar se puna në Gostivar duhet të vazhdojë.”Së bashku me mbështetjen e donatorëve, si miqtë e Coca Cola dhe Birraria e Shkupit që kemi sot këtu, kemi arritur ta çojmë Gostivarin e sotëm gjithmonë përpara. Por, elementë si kjo hapësirë sportive në park, janë vetëm fillimi. Janë vetëm themelet e asaj që duhet të ndërtojmë së bashku: Gostivarin e Nesërm,” tha z. Bejta.”Tani që kemi pajisjet në park do të bëhemi edhe më të fortë dhe më të aftë për të çuar punët përpara. Le të punojmë edhe më shumë për mirëqenien tonë. Për mirëqenien e qytetit të Gostivarit,” shtoi ai.Në aktivitetin inaugurues morën pjesë edhe sportistë si Argjend Beqiri. Beqiri u shpreh se vendosja e pajisjeve është shumë e dobishme për qytetarët.”Besoj që qendra sportive – rekreative që sonte promovohet është një ide dhe projekt i qëlluar për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Çdo qytetar i Gostivarit do të ketë mundësi që brenda ditës të vijë dhe të stërvitet me këto pajisje për fitnes,” tha ai.Lambro Patçe, përfaqësues i Coca Cola Maqedoni, falënderoi Komunën e Gostivarit për bashkëpunimin në këtë projekt.”Zona aktive Coca Cola realizohet me mbështetje të Pushtetit Lokal, dhe e njejta përmban gjashtë pajisje fitnesi më bashkëkohore dhe profesionale, të cilat vendosen në këtë lokacion atraktiv për shfrytëzim të lirë 24 orësh në ditë,” shpjegoi për të pranishmit z. Patçe.Pjesëmarrësit i inauguruan pajisjet duke përdorur disa prej tyre.

4,025 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje